Wednesday, January 15, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Martë, 14 Janar 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Martë, 14 Janar 2025

Republika e Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites POR pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës KU më të theksuara do të jenë në zonat veriperëndimore; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë Kosovën; . Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke u luhatur nga -7°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 4°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 48 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe shumë të ftohtë POR orët e pasdites do të sjellin herë pas here vranësira të shpeshta POR nuk priten reshje; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës; vranësirat të largohen nga i gjithë territori i MV; Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale POR rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga -6°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 6°C vlera  maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë; ERA do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme Ciklonare përkatësisht në veri-verilindje të kontinentit Europian me ndikim deri në Lindje; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën Lindore, rajonin e Balltikut dhe Europën Lindore duke sjellë; reshje të dendura dëbore. Po ashtu;  me vranësira; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në Britaninë e madhe NDERSA e gjithë  pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore me origjinë SIBERIANE duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe temperatura shumë të ulëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments