Masat ajrore të paqëndrueshme do të DOMINOJNE në të gjithë republikën e Kosovës; KU vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë prezente përgjatë paradites; Pritet që pas – mesdite dhe në vijim moti të përmirësohet gradualisht duke larguar vranësirat nga i gjithë territori i Kosovës për të ri-thyer kthjellimet; Problematikë e theksuar do të mbeten ngricat në akset rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të theksuar si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -7°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 1°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatre paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Masat ajrore me origjinë verilindore do të kushtëzojnë motin edhe në republikën e MV KU vranësirat e shpeshta do të jenë dominante gjatë paradites duke sjellë reshje të dobëta dëbore; Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të sjellin largim gradual të vranësirave në te gjithë territorin e MV; POR ri-kthehen ngricat në akset rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të theksuar si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -6°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 3°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.
Europa Veriore, Alpet Europiane si edhe zonat përeth tyre do të përfshihen nga masa të ftohta polare duke sjellë; stuhi të forta ere dhe reshje të dendura dëbore; Po ashtu; vendet e Ballkanit do të vijojnë me vranësira; reshje dëbore dhe ngrica të theksuara si pasojë e të ftohtit Siberian NDERSA moti i kthjellët dhe i ftohtë do të mbizotërojë përkatësht në; gadishullin Iberik; ishujt Britanikë si edhe vendet e Europës Lindore.