Agjencia spanjolle e motit AEMET dha sot alarmin për 16 nga 17 rajonet e vendit, pasi një valë të nxehti ka përfshirë vendin iberik. Merkuri tregoi sot 44 gradë Celsius në hije në disa pjesë të vendit, me vetëm ishujt Kanarie, në brigjet e Afrikës Veriperëndimore, që u kursyen nga nxehtësia e madhe. Sipas AEMET, kjo valë e dytë e nxehtë e vitit në Spanjë ka të ngjarë të jetë një nga më të gjatat që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1975. Ajo filloi të shtunën, sipas të dhënave zyrtare, duhet të arrijë kulmin në mes të kësaj jave dhe pritet të zgjasë deri javën e ardhshme. Në kombinim me një thatësirë që ka zgjatur për javë të tëra dhe erëra të forta, vapa i bën më të mundshëm zjarret në pyje. Zjarri më i madh shpërtheu në komunën e Las Hurdes pranë kufirit me Portugalinë. Flakët tashmë kanë shkatërruar rreth 3 500 hektarë
https://ata.gov.al/2022/07/13/meteo-spanjes-i-erdhi-ajo-qe-priste-44-grade-celsius-ne-hije/