Mali i Çajupit, rreth 1200 metra mbi nivelin e detit dhe 25 km larg Gjirokastrës, vitet e fundit është kthyer në një destinacion turistik në të gjitha stinët e vitit.

Bukuritë turistike të Çajupit dhe Lunxhërisë i kanë dhënë një nxitje të madhe turizmit malor dhe etno-kulturor.Qafa e Çajupit është një belvedere ku mund të shohësh dy pamje mahnitëse, në njërën anë nga lindja Fusha e Çajupit dhe nga perëndimi Lugina e Drinos, me hiret e saj. Të apasionuarit pas natyrës dhe aventurës zbulojnë një destinacion për hiking dhe hipizëm.