Holanda renditet në vendin e tretë mes investitorëve të huaj për vitin 2024.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë stoku i investimeve holandeze shënoi 2.47 miliardë euro në fund të 9-mujorit 2024.

Totali i investimeve holandeze u rrit me 17.5% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Ndërkohë, vetëm për periudhën 9-mujore 2024 investimet holandeze shënuan vlerën e 118 milionë eurove.

Në vendin tonë sipërmarrjet holandeze shtrihen në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

Investimet holandeze kryesojnë në energjetikë dhe industrinë nxjerrëse, që janë edhe sektorët që kryesojnë me vlerat më të mëdha të investimeve të huaja.

Fluksi më i lartë i financimeve lidhen në pjesën më të madhe me investimet në hidrocentralin që po ndërtohet mbi lumin Devoll, apo kompania Shell që po kryen shpime në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut.