Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli pati një bisedë në zyrën e tij me stafin e Federatës Shqiptare të Sporteve Elektronike, në prag të zhvillimit të kampionatit kombëtar.
Presidenti ndau me ta arritjet më të rëndësishme sportive të vitit 2024, nga përfaqësimet në aktivitetet botërore dhe evropiane, te suksesi i jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike, mbarëvajtja e Projektit të Ekipeve Sportive në Shkolla, si edhe zhvillimi i Asamblesë së Solidaritetit Olimpik në Tiranë.
Presidenti i FSHSE, Sokol Nenaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen që ka gjetur nga KOKSH dhe konfirmoi se po punohet për krijimin e ekipit olimpik që do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën Esports, që do të mbahet në vitin 2025 në Arabinë Saudite.