“Art përtej Hekurave”

0
4

Punimet e kësaj ekspozite u realizuan nga gratë dhe vajzat që kryejnë dënimin në këtë institucion, të cilat sipas drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose përmes artit kanë gjetur një mënyrë për të shprehur botën e brendshme shpirtërore.

“Terapia e Artit u ka mundësuar atyre të konkretizojnë ndjenjat dhe emocionet që shpesh nuk mund të shprehen me fjalë, duke i dhënë jetë përmes ngjyrës dhe formës”, shkruan Qose në një postim në rrjetet sociale.

“Përveçse një mjet shprehjeje, arti është për ta një formë arratisjeje nga realiteti”, nënvizon më tej Qose.

Sipas Qose, “mesazhi që ato kanë synuar të përcjellin përmes veprave të tyre është i qartë dhe i fuqishëm: Liria nuk është një gjendje fizike, por një përjetim mendor dhe shpirtëror, që nuk njeh pranga apo mure”.