Sot, infeksioni me HIV nuk është më i frikshëm, të paktën jo si 30 vjet më pare, shkruan salute.eu.

Ata që marrin një diagnozë pozitive, në fakt, mund të mbështeten në terapi të cilat, nëse merren vazhdimisht dhe rregullisht, çojnë në një jetëgjatësi të krahasueshme me ata që nuk kanë infeksion.

Me fjalë të tjera, fytyra e HIV-it ka ndryshuar rrënjësisht në krahasim me atë që dinim në vitet ’80 dhe ’90 të shekullit të kaluar.

”Skenari epidemiologjik, në fakt, na tregon se sot një person që zbulon se është i infektuar nga virusi ka të paktën 60 vite jetë përpara”, shpjegoi Annamaria Cattelan, drejtore e Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale të Spitalit Universitar të Padovas, duke folur në samitin “Të jetosh me HIV”.

“Asnjë patologji tjetër nuk ka qenë në gjendje të llogarisë në një sukses terapeutik të kësaj shkalle: terapitë antiretrovirale kanë revolucionarizuar trajtimin e këtij infeksioni”, theksoi ajo.

”Megjithatë, në 10 vitet e fundit, informacioni për HIV-in është një fenomen shumë i rrezikshëm, sepse i shtyn të rinjtë të mos përdorin masa paraprake të mos bëjnë analiza dhe për rrjedhojë të mos përdorin ilaçet në kohë’’, theksojnë studiuesit