Ukraina ka marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), një ndihmë financiare me vlerë 1,1 miliardë dollarë.

“Fondet, tashmë janë transferuar në llogari të Ukrainës dhe do të përdoren për shpenzime të rëndësishme buxhetore”, shkroi sot kryeministri Denys Shmyhal në Telegram.

Ky është kësti i gjashtë i një programi të përbashkët – nga i cili Ukraina ka marrë tashmë 9,8 miliardë dollarë.

Ukraina ka marrë mbështetje nga vendet perëndimore në formën e parave dhe armëve që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë.

Në nëntor, Shmyhal njoftoi se Ukraina kishte marrë një ndihmë financiare me vlerë 100 miliardë dollarë – që nga fillimi i pushtimit rus.