Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu është shprehur se ky program ka për qëllim promovimin e leximit dhe kultivimin e dashurisë për librin tek nxënësit.
“Janë më shumë se 20 mijë librat që po ndahen në bibliotekat shkollore për të pasuruar, por mbi të gjitha për të nxitur pasionin për leximin dhe për të dhënë ato mesazhe që ne duam të transmetojmë, sidomos në këtë kohë ku kemi një përpjekje të madhe për të nxitur fëmijët dhe nxënësit drejt leximit. Përpos gjithë asaj që na ofron teknologjia, ne jemi këtu për të bërë më të mirën për sa i përket rritjes së dijes, por gjithashtu dhe hapjes së mendjes përmes leximit”, ka nënvizuar Manastirliu.