Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEGjetjet arkeologjike në gjurmën e TAP

Gjetjet arkeologjike në gjurmën e TAP

Ministria e Kulturës dhe Transadriatic Pipeline (TAP) nënshkruan marrëveshjen për realizimin e projektit që do të katalogojë, konservojë, arkivojë dhe raportojë gjetjet arkeologjike dhe artefaktet e zbuluara gjatë ndërtimit të tubacionit të TAP-it. Kjo marrëveshje parashikon një investim prej 1.4 milionë euro, që synon mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Projekti do të zbatohet nga kontraktori i përzgjedhur “Abkons” shpk, në bashkërendim dhe nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Kulturës. Gjatë ndërtimit të këtij tubacioni, më shumë se 600 arkeologë punuan në të tre vendet pritëse për të monitoruar vazhdimisht punimet e ndërtimit dhe për të dokumentuar të gjitha gjetjet e trashëgimisë kulturore. Në Shqipëri u identifikuan zona arkeologjike, vendbanime dhe gjetje të trashëgimisë kulturore, duke u mundësuar arkeologëve të zgjerojnë më tej njohuritë e tyre. Bëhet fjalë për gjetje nga disa periudha të historisë shqiptare, duke filluar nga një vendbanim neolitik, i zbuluar në Turan të Korçës, deri te gjetje të shekullit të kaluar. Rajonet ku u zbuluan pjesa më e madhe e siteve arkeologjike janë Korça, Berati dhe Skrapari. Në total, janë zbuluar 44,000 artefakte dhe rreth 1,000 skelete në 12 gërmime dhe monumente kulturore pranë gjurmës së tubacionit në Shqipëri. Plani i TAP-it për menaxhimin Mjedisor, Social dhe Trashëgiminë Kulturore është në përputhje me rregulloret kombëtare dhe të BE-së, kërkesat e performancës së BERZH-it dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

https://ata.gov.al/2022/07/01/nenshkruhet-marreveshja-per-gjetjet-arkeologjike-zbuluar-ne-gjurmen-e-tap/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments