Friday, November 29, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAAvioni më i madh në fluturim

Avioni më i madh në fluturim

Avioni më i madh që funksionon sot në fushën ushtarake dhe të ngarkesave është rus Antonov 225, shkruan focus.it. Antonoz ka gjashtë motorë, hapje krahësh 88.4 metra, arrin shpejtësi 800 kilometra në orë. Ai është 84 metra i gjatë dhe 18.2 metra i lartë (një ndërtesë gjashtëkatëshe). Ai peshon 600 tonë dhe mund të mbajë 250, që është pesha e gati 300 makinave. Megjithatë, ka vetëm dy shembuj të këtij avioni. Paraardhësi i tij, Antonov 124, është shumë popullor, peshon 405 tonë, mbart 150, është 69 metra i gjatë dhe mbi 20 metra i lartë. Konkurrenti amerikan i këtyre avionëve është C-5 Galaxie. Është 75.5 metra i gjatë, 20 metra i lartë dhe mbart 118 tonë. Në sektorin e transportit të pasagjerëve, nga ana tjetër, kampion absolut ka mbetur që nga viti 1969 Jumbo 747, i cili peshon gati 400 tonë dhe transporton deri në 568 persona. Megjithatë, ky rekord u mposht nga Airbus A380, i cili do të peshojë 580 tonë dhe do të mbajë 555 persona.

https://ata.gov.al/2022/07/03/cili-eshte-avioni-me-i-madh-ne-fluturim/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments