Vepra e kompozitorit italian Gaetano Donizetti, është një dramë që ndërthur dashurinë e ndaluar, tradhtinë dhe çmendurinë dhe u rikthye në TKOB pas 16 vitesh.

Produksioni i ri i veprës operistike pati në rolin kryesor sopranon e mirënjohur në skenat ndërkombëtare, Jessicca Pratt, ndërkohë që 16 vjet më parë roli i Lucia-s interpretohej nga Marjana Leka dhe Oriana Kurteshi.

“Lucia di Lammermoor” është një nga veprat më të rëndësishme që vihen në skenën e TKOB këtë fundviti. Vepra erdhi me regji nga Ada Gurra dhe nën dirigjimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe drejtuesit të korit, Dritan Lumshit.

Opera e Donizetti-t rrëfen fatin e një vajze që lufton për dashurinë, e që nuk pranon të bëjë kompromis.