Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen nismës “Dhuro një libër”, ndërkohë që ky angazhim është ndërmarrë nga Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Peqin.
Ky institucion fton komunitetin dhe qytetarët që t’i pasurojë bibliotekat e burgjeve përmes dhurimit të librave, duke i pasuruar me tituj dhe botime të reja.
“Deri më tani, kjo nismë ka gjetur mbështetje të ngrohtë nga qytetarët dhe administratat e Bashkisë Gramsh dhe Bashkisë Cërrik, të cilat kanë dhënë një kontribut të veçantë”, thotë Qose në një postim në rrjetet sociale.