Në kuadër të iniciativës kombëtare “Viti i Pyjeve”, në fshatin Kutali të Përmetit janë mbjellë pisha të reja, duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit në këtë proces. Ministrja theksoi se mbjellja e pemëve është një investim i qëndrueshëm për të ardhmen.
“Viti i Pyjeve vazhdon, me mbjellje dhe aktivitete. Kutali i Përmetit u stolis me pisha të reja, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm dhe frymëzues të angazhimit të komunitetit në mbjelljen e pemëve që janë investimi më i qëndrueshëm për të ardhmen”, shkruan ministrja.