Wednesday, December 18, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Hënë, 16 Dhjetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Hënë, 16 Dhjetor 2024

Masat ajrore të qëndrueshme do të DOMINOJNE në të gjithë republikën e Kosovës; KU kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë prezente përgjatë paradites; Pritet që pas – mesdite dhe në vijim moti të përmirësohet gradualisht duke larguar vranësirat nga i gjithë territori i Kosovës për të ri-thyer kthjellimet; Problematikë e theksuar do të mbeten ngricat në akset rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të theksuar si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -5°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 6°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatre paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Masat ajrore me origjinë verilindore do të kushtëzojnë motin edhe në republikën e MV KU kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante gjatë paradites; Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të sjellin largim gradual të vranësirave në te gjithë territorin e MV;  Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të theksuar si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga – 5°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 7°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.

Europa Veriore, Ishujt Britanikë si edhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore do të përfshihen nga masa të ftohta polare duke sjellë; stuhi të forta ere dhe reshje të dendura dëbore;  Po ashtu; vendet e Europës Lindore do të jenë nën ndikimin e dy qëndrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira; reshje intensive dëbore dhe ngrica të theksuara NDERSA pjesa më e madhe e Europës Jugore, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut  do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të ulëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments