Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se, nga 404 aplikime në Skemën Kombëtare të Investimeve 2024, 305 kërkesa janë për mekanikë bujqësore.
Në një intervistë televizive, Denaj shpjegoi se për mekanikën bujqësore vlera mesatare për fermerë mund të shkojë 30 deri 36 mijë euro ku 50 % financohet grant nga Skema e Investimeve. Ndërsa pjesa tjetër do të paguhet nga fermeri, fond të cilin fermeri mund ta marri kredi në bankë duke përdorur Fondin e Garancisë Sovrane ku shteti mbështet 80% të kolateralit.
Ministrja bëri të ditur se gjithashtu është funksional Fondi i Garancisë Sovrane me BERZH-in që ka 50 milionë euro të papërdorura.
Ajo informoi se një instrument tjtër për financimin e fermerëve është dhe fondi me kfw gjermane që mbështet me grante startup-et.