Kanë përfunduar punimet për pastrimin e lumit Drin në territorin e bashkisë së Lezhë për mbrojtjen nga përmbytjet.

Kështu bën më dije ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, e cila nënvizon se punimet janë kryer në një segmente prej 3.2 kilometra gjatësi.

Sipas ministres Denaj pastrimi i lumit do të përmirësojë “ndjeshëm kullimin në 5000 hektarë tokë bujqësore dhe mbrojtje në 2000 hektarë tokë bujqësore e zona të banuara”.