Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEMOS e ftoh zyrën nën 26 gradë Celsius!

MOS e ftoh zyrën nën 26 gradë Celsius!

Punonjësit e sektorit publik në Greqi mund të ftohin zyrat e tyre deri në 26 gradë Celsius, pasi Athina kërkon të ulë kostot e sektorit publik për shkak të krizës energjetike. ”Duke hyrë në fuqi menjëherë, termostatet e kondicionerëve mund të mos vendosen më nën atë temperaturë”, deklaroi ministri grek i Energjisë, Kostas Skrekas. ”Zyrtarët gjithashtu duhet të reduktojnë ndriçimin e rrugëve në minimum”, tha ai. Njoftimi vjen pasi qeveria kërkon të ulë me 10% kostot e energjisë në sektorin publik krahasuar me një vit më parë. Autoritetet dhe bashkitë që nuk arrijnë të përmbushin objektivin duhet të paguajnë vetë energjinë e tepërt duke përdorur para nga pjesë të tjera të buxhetit të tyre. ”Kriza energjetike i bëri masat urgjentisht të nevojshme”, tha ai, duke vënë në dukje se kostot vjetore për klimatizimin e sektorit publik dhe ndriçimin e rrugëve arrijnë në 800 milionë euro. Skrekas këshilloi gjithashtu qytetarët që në muajt në vijim të zëvendësojnë kondicionerët dhe frigoriferët e vjetër me pajisje të reja kursyese, përmes një programi të financuar nga shteti dhe Bashkimi Evropian

https://ata.gov.al/2022/06/09/kur-kriza-te-thote-mos-e-ftoh-zyren-nen-26-grade-celsius/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments