Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ndau statistikat e raportuara nga qendra “Fol”, për të theksuar nevojën urgjente për veprim dhe rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar dhe trajtuar këtë çështje.

“Të dhënat theksojnë nevojën urgjente për veprim dhe rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar dhe trajtuar këtë çështje. Së bashku, ne mund të punojmë në formësimin e politikave dhe veprimeve efektive për të mbështetur të mbijetuarat dhe për të parandaluar dhunën në të ardhmen”, thuhet në një postim të ambasadës në rrjetet sociale.

“16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” është një fushatë e përvitshme që nis në 25 nëntor, Dita Ndërkombëtare e Eleminimit të Dhunës ndaj Grave dhe vazhdon deri në 10 dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Fushata e “16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës gjinore”, ka si qëllim të fuqizojë veprimet për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në mbarë botën.