Një qershi e vetme e varietetit më të çmuar në Japoni arriti në 40 000 jenë ose 280 euro, në ankandin e parë të vitit në qytetin verior të Hachinohe. Qershia është pjesë e varietetit Juno Heart, i njohur për shijen e ëmbël dhe pëlqyeshmërinë, e konsideruar si një dhuratë e nivelit të lartë. Për të përmbushur standardet, qershitë e kësaj specie duhet të kenë një diametër më shumë se 2,8 centimetra dhe të kenë një përmbajtje sheqeri prej 20 gradësh. Ato janë gjithashtu qershitë më të mëdha të rritura në Japoni, me një gjerësi minimale prej 31 milimetrash dhe shiten me emrin Aomori Heartbeat. Në mesin e rreth 50 paketave që ishin në shitje, me 15 nga frutat më të mira, një kuti u shit për 600 000 jenë, e barabartë me 4 220 euro duke kaluar rekordin prej 450 000 jenësh të vitit të kaluar
https://ata.gov.al/2022/06/30/280-euro-per-nje-kokerr-qershi/