Një delegacion ndërinstitucional shqiptar, i kryesuar nga njësia e zbatimit të projektit “Western Balkans”, pranë Ministrisë së Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit dhe me pjesëmarrjen e një grupi ekspertësh të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave zhvilluan një vizitë treditore në Doganën e Napolit.

Vizita studimore u krye në kuadër të projektit “Western Balkans” – Trade and Transport Facilitation, projekt i cili financohet nga Banka Botërore.

Gjatë kësaj vizite u shkëmbyen eksperienca, ku zyrtarët u njohën me ndryshimet e reja që do të pësojë procedura e tranzitit sipas rregulloreve të Bashkimit Europian, si dhe u shpjeguan procedura të rëndësishme traziti që do jenë së shpejti pjesë edhe e procedurave të Administratës Doganore Shqiptare, si një nga kriteret kryesore për të aderuar pranë BE-së.

Administrata Doganore Shqiptare është e pranishme në Itali falë protokollit të asistencës teknike pjesë e programit të përbashkët të bashkëpunimit me ADM dhe Guardia di Finanza, nënshkruar më 4 prill 2024 në Tiranë