Njoftimi zyrtar erdhi pasi një negociatë që zgjati disa muaj, mundi të nxiste një stuhi polemikash në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht për shkak se fati i gazetës u përmbush pikërisht në orët në të cilat ishin gazetarët e ”The Guardian Media Group” (GMG) ishin në grevë, për herë të parë në mbi 50 vjet, për t’i thënë ‘jo’ marrëveshjes, e cila sipas tyre rrezikonte vetë ekzistencën e gazetës së së dielës.
Pati momente tensioni dhe të ashpra, kur drejtuesit e GMG-së lexuan deklaratën për transferimin tek stafi, të cilët i kritikuan hapur se kishin ”shkelur vlerat e integritetit dhe ndershmërisë”.
Dhe e njëjta pyetje erdhi nga shumë anë: pse shitja u mbyll kaq shpejt dhe nuk u konsultua stafi?
Kjo vjen përballë ofertave të tjera nga blerësit e mundshëm, përfshirë Dale Vince, industrialistin britanik.
Marrëveshja nuk ishte bindëse pavarësisht garancive.
Oferta e miratuar përfshin një investim prej 25 milionë paund (30 milionë euro) gjatë pesë viteve të ardhshme në “rinovimin editorial dhe komercial”.
Drejtuesit kryesorë të GMG-së, që kishin blerë gazetën e së dielës rreth 30 vjet më parë, kishin njoftuar në shtator se po e nxirrnin në shitje ”Observer” për shkak të një riorganizimi të brendshëm që synonte të fokusohej vetëm te ”The Guardian”, veçanërisht në internet