Qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë në territorin Shqiptar duke sjellë dominim të vranësirave dhe shirave në zonat e ulëta dhe bregdetare NDERSA zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje dëbore; më të theksuara në zonat juglindore; Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të dobësojë dukshëm intensitetin e reshjeve në vend POR ulen sërisht temperaturat.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë ksotante në orët e mëngjesit POR ulen ndjeshëm maksimumet duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.