64 ikonat që rrëfejnë historinë e kishës së Lubonjës

0
2

Në kuadër të projektit “Hartografimi & Dokumentimi i Zonave Arkeologjike, Lubonjë-Korçë”, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar evidentoi 64 ikona, të cilat treguan për herë të parë për historinë e një kishe, për një komunitet i cili mbrojti dhe zhvilloi për shekuj me radhë traditat dhe besimin brenda fshatit të tyre.

Studimi mbi këtë projekt ishte një zbulim i jashtëzakonshëm mbi potencialin arkeologjik, natyror dhe fetar. Kisha “Fjetja e Shën Marisë” ruan në muret e saj, ende një pjesë afresku të shek. 13-të, ku tregon cilësinë e lartë artistike dhe ka karakteristikat e artit bizantin.

Në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar pas studimit dhe restaurimit u përzgjodhën rreth 13 ikona me karakteristika të veçanta, tipologji dhe periudha të ndryshme. Ikonat tregojnë jetën tepër aktive prej 8 shekujsh, në këtë kishë.