Edicioni i parë i festivalit të filmit Travel Fest Albania do të zhvillohet nga 18-14 korrik në Tiranë. Gjatë ditëve të festivalit do të shfaqen filma të fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe turizmin natyror, duke eksploruar tendencat më novatore në përfaqësimin audiovizual të përvojës së udhëtimit nëpër botë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi sot në rrjetet sociale videon promovuese të këtij festivali. “Nga 18 deri në 24 korrik do t’i shtohet mozaikut të aktiviteteve në Tiranë me filma nga e gjithë bota që promovojnë turizmin , zhvillimin e qëndrueshëm, udhëtimet dhe natyrën”, shprehet Kumbaro. Natyra, jeta e egër, alpinizmi, ngjitja, peizazhi, mjedisi dhe ekologjia, bota nënujore, biodiversiteti, flora, sportet ekstreme dhe aventureske, vendet historike, trashëgimia, ekspeditat dhe rrugët, ushqimet dhe pijet etj. do të jenë referenca e edicionit të parë në Travel Konkursi Fest Albania, në ekranin e madh ku një audiencë e madhe do të shijojë dhe do të flasë për video, filma dhe dokumentarë gjithashtu. Fituesit do të shpërblehen në një ceremoni speciale në ditën e fundit të Festivalit dhe mund të regjistrohen për një udhëtim tre ditor në një nga destinacionet e mrekullueshme të Shqipërisë. Ky projekt mbështetet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
https://ata.gov.al/2022/07/11/kumbaro-travel-fest-albania-promovim-turizmit-udhetimeve-dhe-natyres/