Fundjava që lamë pas ka regjistruar fluks në hyrje-daljet e qytetarëve nëpërmjet Portit të Durrësit. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, përgjatë kësaj fundjave në hyrje nëpërmjet Pikës Kufitare Port Durrës u përpunuan 9,147 pasagjerë dhe 3, 270 mjete, ndërkohë që më i ulët është ky numër në dalje nga vendi ynë. APD thekson se “janë marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për udhëtarët”.
https://ata.gov.al/2022/07/11/fluks-udhetaresh-ne-portin-e-durresit-mbi-9-mije-gjate-fundjaves/