Ministri Murati në një video të punblikuar në Facebook, deklaron se familjet përfituese subvencionimin do të mund ta shohin në llogarinë e tyre online me furnizuesin e energjisë elektrike apo edhe gjatë ditëve në vijim kur pranojnë faturat e energjisë elektrike në formë fizike, transmeton KosovaPress.
“Aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura në e-Kosova vetëm se duhet të kihet parasysh që kriteret duhet të plotësohen dhe për të përfituar që familja të ketë më pas se 100 mijë euro vlerë të pronave të paluajtshme që anëtarët e familjes kanë në pronësi si dhe të ardhurat mesatare mujore për një anëtar të familjes duhet të jenë më pak se 150 euro. Kjo përkthehet që për një familje katër anëtarësh të ardhurat duhet të jenë më pak se 600 euro”, deklaron ministri Murati.
Ai thekson se si qeveri do të vazhdojnë me mbështetjen e të gjithëve e sidomos atyre që kanë më së shumti nevojë.