Studimi se kokteji mes cigares dhe kafes është i dëmshëm për shëndetin kardiovaskular tashmë është konfirmuar nga studiuesit, shkruan focus.it.
Frymë e keqe, gishta dhe dhëmbë të verdhë, zemër e dobët. Ja arritjet për ata që nuk mund të heqin dorë nga kafeja dhe cigaret.
Sipas duhanpirësve, nuk ka asgjë më të mirë se kafeja dhe një cigare për të inkurajuar një moment relaksi në një ditë stresuese dhe të ngarkuar.
Megjithatë, një ekip studiuesish grekë ka zbuluar së fundmi se kafeina dhe nikotina e marra në të njëjtën kohë krijojnë një koktej vdekjeprurës për zemrën tonë.
Efektet e pirjes së duhanit në sistemin kardiovaskular mjerisht janë të njohura dhe prej disa kohësh disa mjekë pohojnë se edhe kafeja mund të jetë e rrezikshme.