Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Drejtues Fatmir Hoxha mori pjesë në takimin e zhvilluar me mbështetje nga OSBE, për promovimin e sigurisë dhe sensibilizimin e të rinjve për të shmangur përdorimin e armëve të vogla dhe të lehta.

Gjatë takimit Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të të rinjve, për rreziqet që lidhen me armët e vogla dhe të lehta. Ai theksoi se përdorimi i paligjshëm i armëve mund të ketë pasoja të rënda për sigurinë publike dhe stabilitetin e shoqërisë.

Më tej, drejtor Hoxha vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve lokale, organizatave dhe vetë komunitetit, për sensibilizimin dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të informuar, ku të rinjtë të jenë të ndërgjegjshëm për rreziqet e armëve dhe të marrin vendime të informuara për t’i shmangur ato.

Drejtori Hoxha i bëri thirrje të rinjve që të shmangin çdo kontakt me këto armë dhe me çdo paligjshmëri tjetër, dhe të angazhohen në aktivitete që promovojnë paqen dhe sigurinë, për një brez të ri të sigurtë.

“Policia e Elbasanit mbetet e angazhuar për garantimin e një mjedisi të sigurtë!”, tha Hoxha, teksa