Java fillon me mot të qëndrueshëm. Meterologu i Meteoalb, Akil Osmani thotë se ditën e hënë, vendi do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Sipas Osmanit, duke filluar nga dita e martë, do të kemi shtim të vranësirave dhe reshje shiu.

Reshjet e shiut do të vijojnë nga dita e mërkurë, deri të premten.“Vendi ynë ditën e sotme do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit kanë regjistruar vlerën -2 gradë celcuis në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet regjistrojnë deri në 19 gradë celcuis. Duke filluar nga dita e martë, parashikohet që vranësirat do të bëhen më të dukshme në vendin tonë, duke bërë që në pjesën e dytë të ditës, të kemi prezente reshjet e shiut. Duke filluar nga dita e mërkurë, dita e enjte, dita e premte do t’i bëjnë vranësirat të denrua të territorin shqiptar. Kemi rritje të lagështirës, do të kemi prezente reshjet e shiut në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të kemi shfaqje të flokëve të dëborës. Do të vijojë rritja e temepraturave deri të mërkurën. Duke filluar nga dita e enjte dhe e premte, maksimumet do të zbresin deri në 19 gradë celcius”, theksoi ai./abcnews.al