Sunday, November 17, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Diel, 17 Nëntor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Diel, 17 Nëntor 2024

Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë në dominimin e kthjellimeve, POR në zonat Verilindore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës përkohësisht vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë territorin e kosovës POR nuk priten reshje;  Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 10°C vlera më e lartë në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Ishujt Britanikë dhe pjesëisht Europa Qëndrore do të përfshihen nga stuhi të frorta ere dhe reshje të dendura shiu;  Po ashtu; vendet e Europës Lindore do të jenë nën ndikimin e dy qendrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira dhe reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara NDERSA pjesa më e madhe e Europës Jugore, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut  do të mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta.

Republika e MV do të vijojë të jetë nën dominimin e kthjellimeve gjatë orëve të para të ditës në pothuajse të gjithë territorin. POR parashikohet që orët e mesditës dhe pasdites të sjellin vranësira kalimtare nëpër të gjithë MV, POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga nga -3°C vlera minimale deri në 12°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatre gjatë gjithë 24-orëshit duke arritur shpejtesinë mbi 38 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments