Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë dominante përgjatë gjithë 24_orëshit, KU orët me diell do të jenë të shumta në një pjesë të mirë të republikës së Kosovës. Pritet që pas – mesdite të shfaqen kalime vranësirash të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke u luhatur duke u luhatur nga –4°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 9°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor.
Pritet rritje graduale e Vlerave Barike duke sjellë në MV mot; kryesisht të qëndrueshëm dhe dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin gjatë paradites. POR pasditja do të sjellë kalime të vranësirave nëpër të gjtihë territoin e MV KU më të theksuara do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore të MV por nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 11°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi verilindor.
Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta; si pasojë e prezencës së një qëndre Anticiklonare e vendosur në Qendër të kontinentit me ndikim deri në rajonin e Ballkanit NDERSA një sistem i dendur vranësirash ka përshirë Europën veriore me ndikim deri në Lindje të kontinentit; duke sjellë vranësira dhe reshje të dendura dëbore; Po ashtu; ishujt Britanikë do të dominohen nga vranësira, reshje shiu si edhe stuhi të forta ere.