Për të kuptuar besimin Bektashi, duhet të thellohemi pak në pak në origjinën dhe zhvillimin e Islamit.

Pas shfaqjes së tij në Arabinë e shekullit VII, Islami u zgjerua në mënyrë të vazhdueshme në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Azinë Qendrore dhe në Evropë. Në këtë mënyrë, u shfaqën forma të ndryshme besimi, si dhe dega kryesore e fesë Sunite – kjo përfshinte Islamin Shia.

Ndërkohë u zhvilluan edhe tradita të tjera. Këtu përfshihet Sufizmi, i cili theksoi spiritualitetin, misticizmin dhe vendosjen e një marrëdhënieje të drejtpërdrejtë me Zotin mbi ritualet dhe rregullat më formale.

Dhe pikërisht në këtë fillesë të Islamit u shfaq Urdhri Bektashi. Tradita mban emrin e Haxhi Bektash Veliut, një udhëheqës shpirtëror i shekullit XIII që jetoi në Anadoll – e cila tani përbën Turqinë e sotme.

Ndërsa bazohej në Islamin Sunit, mësimet e tij ndryshuan në disa mënyra të ndryshme. Përveç përfshirjes së elementeve të Islamit Shia, siç është nderimi i Aliut, dhëndri i profetit Muhamed, ai gjithashtu bazohej në elemente nga besime të tjera, duke përfshirë Krishterimin.

Duke theksuar spiritualitetin dhe filozofinë personale mbi respektimin e rreptë të praktikave fetare, tubimet e tyre të përbashkëta mbaheshin në ndërtesa të njohura si teqe – që bazohen në poezi dhe muzikë shpirtërore.

Megjithëse vlerësimet ndryshojnë shumë, besohet se sot ka rreth 10-20 milionë myslimanë bektashi.

  • Besimi e ka selinë ne Shqipëri, por komuniteti më i madh është përqëndruar në Turqi, i cili përllogaritet në 10 milionë.

Ndonëse Bektashizmi konsiderohet si një formë mistike e Islamit, sektet sunite dhe shia i kanë parë si heretikë dhe i kanë persekutuar në mënyrë sistematike.

Lulzimi i Bektashizmit, i cili lindi në Anadoll, ështe ngushtësisht i lidhur me zhvillimin e perandorisë Osmane.

Teksa kjo e fundit zgjerohej, thirrjet që vinin nga Bektashizmi për të përqafuar influenca të ndryshme dhe tolerancë nisën të pëlqeheshin anembanë perandorisë, e cila përbëhej nga grupe të ndryshme etnike dhe fetare.

Megjithatë kulmin e pati kur u përhap në trupat Janisore, forcat elitare të perandori së të përbëra nga djemtë  e krishterë të rrëmbyer nga familjet e tyre në moshë të vogël.

Në  këtë moment Bektashizmi filloi të konsolidonte statusin e vet ekonomik dhe politik. Megjithatë, në fillim të shekullit të 19-të, kjo situatë ndryshoi.

Fuqizimi i Janisorëve po shihej gjithnjë e më shumë si  një kërcënim, dhe si rrjedhojë Sulltan Mahmudi II e shpërbëu trupën në 1826.

Po në këtë periudhë, bektashinjtë filluan të  pëballeshin me persekutime, dhe si rezulat shumë prej tyre u larguan nga Anadolli për t’u vendosur në Ballkan, përfshirë Shqipërinë ku besimi do të zhvillohej. E gjitha kjo morri kuptim kur Perandoria Otomane humbi kontrollin mbi Europën Juglindore dhe Shqipëria fitoi pavarësinë në 1912.

Pasi filloi të rriste prezencën  në këtë vend vecanërisht në jug të vendit, në 1925 Urdhri u konsolidua në mënyrë të dukshme, kur edhe lidershipi i Bektashinjve u dëbua nga Republika e Turqisë. Pas largimit, u vendosën në Shqipëri.

Lideri shpirtëror i Urdhrit themeloi Selinë   e Urdhrit Bektashi në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë në 1930. Megjithatë kjo peridhë lulzimi nuk zgjati shumë.

Fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe vendosja e komunizmit sollën një sfidë  për Bektashizmin.

Nën ndikimin e egër të ateizmit të imponuar nga diktatori shqiptar Enver Hoxha, të gjitha fetë u ndaluan me ligj dhe Bektashizmi gjithashtu u përball me persekutim.

Drejtuesit e besimit u burgosen, teqet u mbyllën dhe ai u praktikua në fshehtësi për katër dekada me rradhë.

Pavarësisht shtypjes, besimi ia arriti të mbijetojë dhe pas rënies së komunizmit në 1995, ai u ringrit.

Ndërsa, besimi nisi të fitonte vendit e tij në shoqëri, u njoh ligjërisht nga qeveria dhe teqetë u rihapën. Selia e komunitetit u bë një pikë fokale për besimin jo vetën në Shqipëri, por anembanë botës.

Duke cuar përpara reputacionin për spiritualizëm dhe dialog ndërfetar, Urdhri Bektashi fitoi respektin dhe admirimin e shoqërisë shqiptare post-komuniste