Një tjetër vend turistik italian ka vendosur të reduktojë fluksin e tij të madh – këtë herë qyteti i lashtë i Pompeit, i cili po prezanton një kufi prej 20 000 vizitorësh.

Vendimi pason qytetin e Venecias, banorët e të cilit janë ankuar prej kohësh se janë pushtuar nga turistët.

Në fillim të vitit ai u bë qyteti i parë në botë që kishte një tarifë hyrjeje prej 5 eurosh – e cila përfundimisht do të dyfishohet.

Në Pompei, tani një park arkeologjik në të cilin vizitorët mund të mësojnë për viktimat e shpërthimit të Vezuvit, turistët dynden drejt atraksionit – një nga më të njohurit në Itali.

Duke vendosur kufirin prej 20 000 vizitorësh në ditë – menaxhmenti tha se mund të kontrollojë fluksin e vizitorëve – që arriti një rekord prej 4 milionë këtë verë – ndersa parku regjistroi rreth 36 000 vizitorë në disa ditë.

Përveç kufirit të vizitorëve, parku do të prezantojë bileta të personalizuara. Të dyja masat fillojnë të premten.

“Ne po punojmë në disa projekte për të reduktuar presionin e njerëzve në vend, i cili mund të përbëjë rrezik si për njerëzit ashtu edhe për trashëgiminë unike dhe të brishtë kulturore”, tha drejtori gjerman i parkut, Gabriel Zuchtriegel.