Në terminalin e trageteve në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-shtator 2024 kanë hyrë dhe dalë 644 592 pasagjerë.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “muaji që ka shënuar pikun e lëvizjeve në këtë sektor ka qenë muaji gusht me 240 670 pasagjerë të përpunuar dhe muaji me më pak pasagjerë deri më tani është muaji shkurt me 25 536 pasagjerë”.
“Rol të rëndësishëm në këtë terminal luan dhe transporti i mallrave me kamionë, ku gjatë kësaj periudhe kanë transportuar 765 223 tonë mallra, ose 3% më shumë se janar-shtatori i 2023”, tha APD.
Për përpunimin e mjeteve dhe pasagjerëve, terminali i trageteve është i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme si: vendet e chek-in-eve, skanerat, pikat e kontrollit të policisë kufitare dhe doganore.