Motoja e ndërmarrjes: “Mbështet një grua në nevojë dhe fuqizo një fëmijë”, kap thelbin e punës së tyre. Duke ruajtur traditat, duke ricikluar materiale dhe duke prodhuar mallra të punuara me dorë, ato krijojnë mundësi për ata që përballen me sfida më të mëdha dhe duke i blerë këto produkte, komuniteti mund të ndihmojë për mbështetjen e familjeve në nevojë.

“TWIST – Drejt një modeli të ri të sipërmarrjes sociale në pasuritë e konfiskuara në Shqipëri”, është një projekt trevjeçar i financuar nga BE-ja, i cili synon të kontribuojë në forcimin e efektivitetit të sipërmarrjes sociale si një praktikë e mundshme për rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar dhe si një model efektiv i ekonomisë gjithëpërfshirëse /biznesit social për të ofruar shërbime, aftësi, punësim dhe mbështetje për grupet e cenueshme, siç janë viktimat e krimit të organizuar.

Projekti po përpiqet të rrisë kapacitetet e OSHC-ve për një angazhim efektiv në procesin e vendimmarrjes me institucionet vendore dhe kombëtare dhe si një mjet qytetar për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar në nivel vendor, kombëtar dhe evropian.