Një burrë në Gjermani mori 1 700 kopje të një dokumenti nga zyra e taksave.
”Aplikimi i tij për të hyrë në platformën e qeverisë për deklaratat elektronike të taksave u bë gjatë fundjavës së fundit të tetorit, kur ora u kthyen një orë pas”, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Financave.
Ajo tha se aplikacioni “u kap në një lloj cikli kohor” për shkak të një defekti teknik të shkaktuar nga ndryshimi i orës.
Mali i letrave iu dorëzua burrit në qytetin Quickborn, në veri të Hamburgut, të shtunën.
“Në fillim isha vërtet i tronditur”, tha ai për gazetën ”Flensburger Tageblatt”.
“Në zyrën e taksave, ju nuk prisni një gabim. Ju prireni të mendoni se e keni ngatërruar veten”, theksoi ai.
Kur hapi letrën, gjeti një kod sekret që e lejonte të kishte akses në platformën elektronike.
Të 1 700 letrat përmbanin të njëjtin dokument.
Ministria e Financave tha se tashmë ka kontaktuar burrin për të kërkuar falje.
”Sigurisht që u ofrua edhe grumbullimi dhe asgjësimi i postës së tepërt”, tha zëdhënësja.
Ajo tha se kërkesa që burri kishte bërë është përpunuar plotësisht automatikisht dhe pa mbikëqyrje njerëzore