Kisha e Shën Kollit është shpallur Monument Kulture i Kategorisë së parë dhe ndodhet në pjesën veriore të Hoçishtit. Ajo është padyshim një ndër kishat më të bukura dhe me arkitekturë të veçantë, vlerë e shtuar e trashëgimisë kulturore të vendit.

Ndërtimi i kishës ka filluar para vitit 1900 dhe është ndërprerë herë pas here, gjatë Luftës së Parë Botërore. Kisha e Shën Kollit është një kishë me 3 nefe, me kolona në pjesën e mesit. Në nefin qendror hapet kupola me tamburin i cili është i dukshëm mbi çati.

Kisha ka hyrje me një portik me kolona rrethore dhe me kapitele të skalitur me zbukurime floreale. Dritaret e katit të parë janë të formëzuara me kangjella hekuri me dekoracion.

Kisha e Shën Kollit është ndërtuar nga mjeshtrat gurëgdhëndës të fshatit Progër te Devollit, të cilët shquheshin për punime në gur si edhe gdhendje artistike. Në fillesat e saj kisha ka qenë e pikturuar me afreske, të cilët janë punuar nga një piktore e quajtur Niqi Zengo nga Dardha e Korçës. Sot kisha nuk ka më afreske.