Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit në të gjithë vendin dhe jo vetëm do të organizohen një sërë aktivitetesh.

Aktivitetet do të zhvillohen në Dibër, Berat, Ulqin, Tuz, Vlorë, Tiranë, Podgoricë, Shkodër, Korçë, Shkup, Prishtinë, etj.

Shqiptaria feston më 29 Nëntor, 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Prej 7 prillit 1939, Shqipëria gjendej nën vargonjtë e pushtimit fashist. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtë të vitit 1943, vendi u pushtua nga forcat gjermane.

Në dalje të nëntorit 1944, pas çlirimit të Tiranës, u çliruan edhe një pjesë e konsiderueshme e qyteteve në veri. Çlirimi i Shkodrës shënoi edhe ditën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.