“Grabitësit kishin lënë dy portrete të tjera në rrugë pasi nuk ishin në gjendje t’i fusnin të gjitha në makinë gjatë arratisjes”, tha ai.

Portretet e vjedhura janë të mbretëreshës së Anglisë Elizabeth II dhe mbretëreshës së Danimarkës Margarethe II. Kornizat e tyre janë thyer dhe besohet se janë dëmtuar.

Portretet e mbretëreshës Beatrix të Holandës dhe të mbretëreshës Ntfombi Twala të Eswatini u braktisën në rrugë jashtë galerisë.

Portretet janë pjesë e një serie veprash “Reigning Queens – të realizuara nga Andy Warhol – një artist vizual, regjisor dhe producent amerikan – dhe një figurë udhëheqëse në lëvizjen e “Pop Art” të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, në vitet 1980.

Visser nuk pranoi te zbulonte kostot e portreteve, të cilat do të ishin ofruar për shitje në ankandin e artit PAN Amsterdam, në fund të muajit.

Pas bërjes publike të portretit të parë, Warhol bëri një numër kopjesh me ngjyra të ndryshme.

Katër printime mëndafshi të numëruara dhe të nënshkruara të mbretëreshës Beatrix të Holandës u shfaqën në ankand me një vlerë prej 217,000 euro, në Hagë në vitin 2021