Dhjetë mijë infermierë nga India për të forcuar spitalet dhe angazhim për të drejtuar të rinjtë drejt specialiteteve mjekësore në krizë, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë, Orazio Schillaci.
”Sistemi ynë shëndetësor do të investojë në profesionistë nga viti 2025, por ndërkohë duhet të punohet për parandalimin dhe kundër listave të gjata të pritjes”, theksoi Schillaci.
”Rajonet italiane”, sipas ministrit, ”duhet të përdorin ende 200 milionë euro, të ndara vitet e fundit, për të reduktuar kohën e vizitave dhe testeve”.
Ardhja e indianëve pritet të lehtësojë sadopak sistemin sanitar italian, i cili po haset me mungesa personeli, që sjell një qasje më problematike për mjekimin e popullsisë.