Rusani është një fshat me histori të hershme dhe bukuri natyrore që gjendet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Delvinës.

Një fshat me më shumë se 1000 banorë të cilët gjatë kësaj periudhe merren me punët e stinës . Përkujdesen për agrumet që kanë të mbjella nëpër tokat e tyre dhe për bahçet që kanë mbjellë me perime dhe pohojnë se tani është koha e vjeljes së ullinjve.

Fal historisë që ka, bukurisë natyrore xhamisë së vjetër dhe mikpritjes së banorëve, fshati Rusan vitet e fundit vizitohet tepër edhe nga të huajt.

Rusani në bashkinë e Delvinës është përfshirë edhe në 100 fshatrat turistik  për zhvillim.