Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKurti : Qeveria mbetet e angazhuar në rrugën e reformave

Kurti : Qeveria mbetet e angazhuar në rrugën e reformave

“Qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar në rrugën e reformave. Integrimi i plotë i Kosovës në BE mbetet qëllimi ynë strategjik dhe angazhimi në reforma është në interes të qytetarëve për progres të gjithmbarshëm demokratik dhe socio-ekonomik”, tha Kurti.

Në pikat e tij kryesore, raporti i BE-së për Kosovën vlerëson pozitivisht liberalizimin e vizave dhe vlerëson përkushtimin për përputhshmërinë me politikat e BE-së, nga ku veçohet linjëzimi me politikën e jashtme të BE-së një hap që reflekton angazhimin për bashkëpunim dhe integrim të plotë në familjen evropiane.

Në raport gjithashtu vlerësohet angazhimi aktiv i Kosovës në zbatimin e Planit të Rritjes, agjendën e reformave si dhe angazhimin në promovimin e bashkëpunimit rajonal në zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA me marrëveshje të reja që forcojnë tregtinë dhe lidhjet ekonomike brenda rajonit.

Forcimi i kornizës ligjore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vlerësohen gjithashtu pozitivisht si prioritet i qeverisë për një shtet të së drejtës. Reformat zgjedhore, sikurse edhe përmirësimi i kushteve të tregut të lirë dhe mbështetja për sipërmarrësit që ndihmon në rritjen e konkurrencës dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

aporti vëren se nuk ka pasur asnjë ecje mbrapa në asnjërën nga fushat kyçe të reformës, ndërkohë që pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres – dëshmi kjo e përkushtimit të qeverisë për përparim dhe progres të vazhdueshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments