Nxënësit e Shkollës së Baletit risjellin skenën e veprës “Fëmijët këndojnë” 

0
4

Kjo vepër u realizua nga nxënësit: Eriselda Sejdi, Isabela Topulli, Alteo Harizi, Ergi Imeraj, Anja Kosova, Ergys Çaushllari, Eden Rabeli, Etna Hoxha, Aron Memia.

“Në Vitin e Gjuhës Shqipe dhe në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, nxënësit e shkollave tona i japin jetë veprave ikonë të artit shqiptar, të cilat përfaqësojnë figura kulturore dhe personalitete të rëndësishme të historisë sonë, si dhe momente kyçe të së shkuarës, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet dhe figurat që kanë ndikuar në historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar”, tha Manastirliu.

Ministria e Arsimit dhe Sportit në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe ka planifikuar një sërë aktivitetesh në rang kombëtar dhe mbarëkombëtar ku do të përfshihen të gjitha shkollat në vend por edhe në diasporë.

Këto aktivitete do të kulmojnë më 22 Nëntor në Ditën Kombëtare të Alfabetit Shqip.