Zbulim sensacional në Bibliotekën dhe Muzeun ”Morgan” në Nju Jork.

Një dorëshkrim i panjohur nga Shopeni u gjet rastësisht mes disa relikeve në një kasafortë.

Zbulimin e bëri kuratori i muzikës, Robinson McClellan.

Ndërsa kërkonte nëpër disa artikuj, McClellan vuri re një dorëshkrim të rrënuar me një emër të veçantë në krye ”Chopin”.

Ai menjëherë bëri një foto dhe ia dërgoi Jeffrey Kallberg, një studiues i kompozitorit polak në Universitetin e Pensilvanisë.

“Isha i tronditur, e dija që nuk e kisha parë kurrë më parë”, theksoi Kallberg për median amerikane.

Pas analizave të kujdesshme, biblioteka ‘’Morgan’’ arriti në përfundimin se ishte një vals i panjohur nga Shopeni, një zbulim unik në më shumë se gjysmë shekulli.

Dorëshkrimi daton  midis viteve 1830 dhe 1835, në kohën kur kompozitori ishte 20 vjeç.

Studiuesit kanë nxjerrë në pah disa veçori: megjithëse konsiderohet si një vepër e plotë, valsi është më i shkurtër se të tjerët të Shopenit, vetëm 48 masa dhe një refren gjithsej 80 sekonda.

I përcaktuar si “poeti i pianos”, Shopeni vdiq në Paris, në vitin 1849, në moshën 39-vjeçare.