Investimet Publike për vitin 2025 janë planifikuar në masën 6.2% e PBB ose 161.8 miliardë lekë, përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 4.5 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE.

Ministria e Financave publikoi sot projektbuxhetin për vitin 2025, sipas të cilit, në planifikimin e investimeve janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.

Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2024, vëllimi i investimeve publike në vitin 2025 parashikohet me rreth 11 miliardë lekë më shumë.

Për tre vitet e ardhshme, kontratat koncesionare që do të mbështeten me fonde nga buxheti i shtetit janë Rruga e Arbrit, Rrug Milot – Morinë dhe rruga Orikum – Dukat, bajpas-Porti i Jahteve.

Projektet kryesore për periudhën afatmesme janë akset Elbasan – Lekaj; bajpas-i i Elbasanit; Elbasan – Qafë Thanë; zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës; Berat – Ballaban; projekti i përmirësimit dhe rehabilitimit të urave me kredi të Bankës Botërore; Aeroporti i Vlorës, porti i ri Porto Romano – Durrës; porti i Triportit – Vlorë, hekurudha Tiranë-Durrës dhe Tiranë – Rinas; hekurudha Vorë – Hani i Hotit.

Po ashtu do të investohet për mirëmbajtjen e 3 532 km rrugë në të gjithë territorin