Saturday, April 12, 2025
HomeSOCIALE82 vjet zonë e mbrojtur, Laguna e Kune-Vainit tashmë destinacion tërheqës

82 vjet zonë e mbrojtur, Laguna e Kune-Vainit tashmë destinacion tërheqës

82 vite më parë, në vitin 1940, Laguna e Kune – Vainit u shpall Rezervat Gjuetie, duke shënuar zonën e parë të Mbrojtur në vend, ndërsa sot zona gëzon statusin Rezervat Natyror i Menaxhuar. Ky rezervat ka vite që është kthyer në një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj. Ndryshimet që ka pësuar ky rezervat, ndër vite janë të shumta, si në mirëmbajtjen e ruajtjen nga dëmtimet e ndërhyrjet e ndryshme. Stafi i AdZM Lezhë ka punuar duke hapur shtigje të reja, duke pastruar, duke krijuar hapësira, ku mund të pushohet por edhe të vëzhgohet fauna e egër.

Rritja e numrit të shpendëve në lagunë është treguesi më i mirë i shpërblimit të natyrës për qetësinë e shtuar në zonë. Shpendët kanë gjetur qetësinë e tyre në sajë të Moratoriumit të gjuetisë dhe penaliteteve të vendosura. Rritja e numrit të vizitorëve është gjithashtu një tregues pozitiv i zhvillimit të turizmit duke e kthyer kështu lagunën e Vainit në një nga aseset turistike më të vizitueshme. Qendra e vizitorëve e stacionuar pranë zyrave të Administratës Rajonale Zonave të Mbrojtura Lezhë ofron, për turistët, informacionin e nevojshëm për biodiversitetin e lagunës. Vizitorët mund të shëtisin në këmbë, me biçikletë ose me makinë. Laguna e Kune-Vainit është mundësia më e mirë për të shijuar natyrën duke qenë aktiv. Peizazhet e mrekullueshme të zonës ofrojnë mundësi për aktivitete në natyrë, si sport, piknik.

https://ata.gov.al/2022/07/08/82-vjet-zone-e-mbrojtur-laguna-e-kune-vainit-tashme-destinacion-terheqes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ