Të gjithë ata që kanë një qen apo mace e dinë se sa dashuri ndihet ndaj tyre dhe sa e dhimbshme mund të jetë të mos jesh në gjendje të kujdesesh për ta nëse kanë nevojë, sipas vanityfair.it.
Për këtë arsye, për të garantuar kujdes falas për qentë dhe macet e njerëzve në vështirësi, u themelua në Romë Klinika e parë Social-Veterinare.
Është një projekt i cili do të ofrojë trajtim falas për të paktën 400 pronarë: familje në vështirësi, njerëz që humbasin punën ose shtëpitë e tyre apo njerëz të pastrehë dhe ka një qen ose mace që kërkon ndihmë veterinare.
”Në fund të fundit, kujdesi për një qenie tjetër është një nga aktet më domethënëse në jetë”, thonë ideuesit e projektit.
”Për shumë njerëz kafsha e tyre përfaqëson të vetmen familje që kanë dhe ndihmon në luftimin e izolimit social dhe vetmisë. Vitet e fundit, veçanërisht pas Covid-19, ne kemi parë nevojën e njerëzve në vështirësi ekonomike ose në një situatë të brishtë, të cilët nuk janë në gjendje të përballojnë shpenzimet veterinare për kafshët e tyre. Këto janë situata që ndonjëherë mund të çojnë në braktisje apo neglizhencë”, shtojnë ata.
”Me hapjen e kësaj klinike duam të jemi në mbështetje të atyre që kanë një kafshë, por edhe të inkurajojmë administratat dhe t’i ftojmë të pajisen me klinika social-veterinare, siç ndodh për shembull në Piemonte”, theksojnë ata