Komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci dhe kreun e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Gjatë takimeve të tij, komandanti italian nënvizoi bashkëpunimin e mirë të KFOR-it me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe ritheksoi rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe koordinimit të përpjekjeve, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.
Ai ripohoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it ndaj mandatit të tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë në mënyrë të paanshme, si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.